"Një vakt bukë, do ngrohemi me batanije", pensionistët për rritjen e çmimit të energjisë: Rama të mendojë për pleqërinë
Qytetarët e në mënyrë të veçantë pensionistët nuk e kanë pritur mirë vendimin e qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë për familjet që konsumojnë më shumë se 800 kilovat.
Të pyetur nga gazetarja e Ora News, Sonila Musai, ata ndanë opinionet e tyre sesi do ti qasen këtij realiteti të ri në një kohë që gjithçka sot blihet më shrenjtë.
"Dakord nuk jemi por do të mundohemi të kursejmë më shumë. Çfarë do bëjmë. Do mbulohemi me batanije. Për moshën e tretë qeveria të mendojë pak më shumë, ta ulë çmimin e energjisë. Pleqëria ka ftohtë me çfarë do të ngrohet? Me çfarë do ta paguajmë, me 120 mijë lekë pension?"
"Do e paguajmë, çfarë do të bëjmë?"
"Do ta kalojmë, do ngrohemi se nuk do të vdes. Nuk do të ha, nëse kam ngrënë tre herë në ditë do të ha njëherë. Ky shtet vetëm për të vjedhur këtë popull mendon asgjë tjetër. Nuk është për të kursyer se Fierza vati 286 metër dhe prodhohet me 10 lekë të vjetra kilovati dhe na e jep me 95 lekë tani. Na indeksoi 6% që mua më bëjnë 15 mijë lekë te pensioni. Jam shumë i kënaqur ku s'ka më, kjo qeveri mos ekzistoftë më."
"Për mua është tamam, harxhoj 700 kilovat".
"Nuk do harxhojmë. Kemi para boll, kanë ata të mëdhenjtë."
"Harxhojmë 70-80 mijë. Unë nuk harxhoj as 30 por këta vjedhin dhe duan të vjedhin dyfish.Do rrimë pa drita. Një batanije sipër u pa puna. Qeveria të ndihmojë popullin, të ulë taksat, të bëjë shpenzime ku duhet bërë. Është pëeriudha që duhet ti vish në ndihmë popullit."
"Çfarë kemi normale këtu që të kemi dritat? Rrogat mizerabël, çmimet në stratosferë. Do ta pranojmë qeverinë të na shtrojë në dru. Qeveria është e jona, ne e kemi zgjedhur. Kjo na rrit energjinë, shportën komplet. Nuk po ngopim dot barkun me bukë."
"Do kursejmë një çikë."
"Harxhoj 50 mijë lekët po për shtresën e pasur pse mos të shtohen jo dyfish po pesëfish."
"Qeveri hajdute, komuniste të gjithë. Do i hajmë gjërat sade, për tu larë një herë në 6 muaj."
