Sulmi kibernetik nga Irani, Rama në SHBA: Duhet të përmirësojmë sistemet tona të mbrojtjes

Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria ka nevojë për mbështetje nga aleatët e saj për të ndërtuar një mbrojtje kibernetike më të fortë.

Në New York, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Wake up America’, ku foli për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë nga Irani.

Shefi i qeverisë shqiptare tha se pas këtij sulmi qëndron një prej grupeve terroriste kibernetike.

Keni akuzuar Iranin për sulmin kibernetik. Çfarë ka ndodhur pas këtij sulmi?

Rama: Dua të bëj shumë të qartë se nuk e kam akuzuar Iranin. Kemi prova të qarta, ku është provuar se pas këtij sulmi është Irani, shteti, Republika Islamike e Iranit. Një prej të cilave është një prej grupeve terroriste kibernetike. Kështu që nuk është akuzë, është fakt. Nga ana tjetër kuptuam që ishte koha për të ndërprerë çdo marrëdhënie me këtë regjim.

Nuk mund të lejonim ambasadat e tyre të ishin në mes të kryeqytetit tonë si qendër operative. Ne duam të ngremë një aleancë për mbështetje. Ajo që kemi nevojë është për të ndërtuar mbrojtje kibernetike. Edhe pas 15 korrikut, ne kemi pasur sulme të tjera dhe presim akoma më shumë sulme. Është shumë shqetësuese.

Nuk më takon mua të them sepse Shqipëria është një aleate e SHBA-së, ne e dimë pozicionin tonë, nuk është mbi shpatullat tona për marrë një vendim. Por duke qenë se kemi jetuar në një regjim të ngjashëm, që nuk ishte nje regjim totalitar fetar, mund të them nga përvoja se të merresh në mënyrën tonë, që do të thotë në mënyrën demokratike, nuk më ngjan si vision shumë largpamës.