Sarandë/ Mbytet turistja angleze, ishte futur për zhytje, por doli pa shenja jete

Një turiste anlgeze është mbytur sot në Sarandë, dyshohet aksidentalisht.

Ajo u nxorr nga deti pa shenja jete ndërsa në vendngjarje mbërriti policia, ambulanca dhe zhytës profesionistë.

Ajo u transportua për në spital ku dhe është konstatuar vdekja.

Viktima mësohet se ishte veshur me rroba zhytësi profesionist.

"Më datë 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe, e cila ka qënë në një ekspeditë zhytje," njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.