Incineratori i Tiranës, Berisha: SKAPI i partisë hetime falso për të mbuluar vazhdimin e krimit monustrioz

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaron se afera e incineratorëve vijon vetëm sepse është afera e Edi Ramës

“Është e Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit, Arben Ahmetajt dhe Erion Velisë nuk ka ligj, nuk ka institucion, nuk ka forcë në këtë vend që mund ti bëj gjë.

Eshtë Edi Rama të dashur qytetar, që në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit dhe opinion ligjor zyrtar të Entit Kombëtar të Prokurimeve Publike, i thotë se negociata publike e mbyllur është e ndaluar të përdoret. Ka firmosur kontratën me negociata të mbyllura. Është Edi Rama ai që ka pranuar që të gjitha, të gjitha prokurimet, për djegësat nga Elbasani, Tiranë, Fier të bëhen vetëm nga një kompani, kompania e tyre.

Berisha e cilësoi dhe atë që e quan skandali i radhës kur tha se Rama po bllokon kontrollin e incineratorëve.

“Në këto kushte "SKAPI” i partisë po përdoret si një instrument për hetime falco, për të mbuluar vazhdimin e krimit monustrioz. SKAPI i partisë është bërë mburojë kryesor e vazhdimit të vjedhjes së shqiptarëve nga Edi Rama, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj me sipërmarrjen e tyre. Në këtë kontekst akuzoj direkt Edi Rama, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj. Edi Rama nuk lejon të ushtrojë kontroll në kompanitë e tij”

Berisha tha se është koha që qytetarët ti bëjnë gjyqin publik kësaj organizate që drejtohet nga Rama.