Hakerat nxjerrin hyrje daljet në pika kufitare të Gledis Nanos

Hakerat e Grupit Homeland Justice kanë bërë publike fluturimet dhe hyrje daljet në Rinas të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano gjatë kohës që ai ka qenë në detyrë, si dhe të dhënat e pasaportës.

Nga të dhënat duket se 3 fluturime janë diplomatike ndërsa të tjerat janë të zakonshme. Po kështu janë publikuar hyrje daljet e Nanos në pikat e kalimeve kufitare tokësore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pak ditë më parë autorët e sulmit ndaj sistemit TIMS dhe databazës së policisë shqiptare nxorrën në shitje në internet regjistrin e hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë në kufi.

Grupi Homeland Justice njoftoi se databazën në fjalë bashkë me atë të e-albanias e këmbenin me bitcoin.

Burime zyrtare nga autoritetet shqiptare konfirmuan se hyrje-daljet në kufi janë marrë nga autorët e sulmit.

Më 9 shtator 2022 sistemi TIMS ra pre e një sulmi kibernetik. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter deklaroi se sulmi kibernetik ishte nga i njëjti agresor që sulmoi infrastrukturën digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në mes të korrikut 2022.