Dalin sekretet e Gledis Nanos, mes tyre informacioni i klasifikuar për Talo Çelën
E-mailet e ish drejtorit të përgjithshëm të policisë Gledis Nano, bashkë me hyrje daljet e tij në kufi, janë bërë publike nga grupi i hakerave që kreu sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë. Mes dokumenteve ndodhen edhe informacione të klasifikuara dhe raporte vëzhgimi të policisë për personin në kërkim Talo Çela që thuhet se është parë në Tiranë në 5 gusht 2021.
Hakerat që kryen sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë kanë publikuar pasaporten e ish kryepolicit Gledis Nano por edhe hyrjet dhe daljet e tij nga vendi ynë.
Imazhet e publikuara, të cilat përmbajnë në mes të tyre logon e grupit të hakerave tregojnë kartën e ID deri tek patenta e ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë.
Dokumentet e publikuara kanë të listuara edhe udhëtimet që ish drejtori Nano ka kryer jashtë vendite. Përveç këtyre të dhënave në emailet e Gledis Nanos janë publikuar edhe informacione te klasifikuara ku një ndër to bëhët fjalë për gjurmimin e të shumë kërkuarit Talo Çela.
Sipas këtij email i cili ka mbërritur në adresën e Gledis Nanos me datën 5 gusht 2021 I shumëkërkuari është parë duke levizur në Tiranë në afërsi të spitaleve, tek një hotel në rrugën e Dibrës. sipas e-mailit atje ai ka shkuar i shoqëruar nga tre persona të tjerë të cilët kishin në përdorim nje mjet tip golf ngjyrë gri kurse vetë udhëton me një mjet tip Audio Q8 ngjyrë blu të errët me targa gjermane.
Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Çela ka qënë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 Korrik 2021. Herën e parë, Talo është parë na makinë me një femër dhe një femijë kurse me datën 5 ka qënë vetëm shkrueht ne email.
Talo Cela vijon edhe sot të jetë përsoni më i kërkuar nga drejtësia shqiptare. Në ngarkim të tij janë disa ngjarje në Durrës, Elbasan dhe Tiranë.

