Gazetari Myzyraj tregon dhunën në Beograd: Policët serbë e panë dhe nuk ndërhynë
Një grup nga Shqipëria prej 8 vetash është sulmuar fizikisht në Beograd mbrëmjen e sotme, duke u kthyer nga Parada e Krenarisë në hotel.
Gazetari Isa Myzyraj i ftuar sot në "Ditë e Re" në RTV Ora tregon se e gjithë skena e dhunës kishte ndodhur në sy të policisë por këta nuk kishin ndërhyrë.
"Ishin 12 persona. Huliganët ishin aq të organizuar ishin gjithandej të shpërndarë. Grupi shqiptar u sulmua rreth orës 20:00. Policia ka qenë 20 metra larg tyre. E pa të gjithë skenën por nuk ndërhyri."
Myzyraj tregon se kanë qenë 8 goca dhe 1 djalë të cilët janë dhunuar nga 12 persona.
“Ata nuk pyesin nëse dhunojnë gra apo djem. Ata janë persona në dukje shumë të frikshëm” tha ai.
"Dite e Re" transmetohet çdo ditë në RTV Ora nga ora 07:00 - 10:00 me moderatorë Arjola Shehu e Arjon Muça.
