Kalon afati, prej 2 gushtit RTV Ora dhe Ora News mbahen nën sekuestro në shkelje të ligjit
Prej 2 gushtit, dy televizionet RTV Ora dhe Ora News mbahen në sekuestro jashtë afateve ligjore. Avokatët e Ylli Ndroqit kanë paraqitur kërkesën në Gjykatë, duke kërkuar respektimin e plotë të afateve. Po ashtu ata paralajmëruan se çështja është në Arbitrazh ku vlera shkon deri në 130 milionë euro, e çdo afat sipas tyre shton interesat.
Në 2 gusht janë bërë dy vite nga mësymja e forcave RENEA dhe nga vendosja e sekuestros ndaj televizionit Ora dhe Ora News.
Tashmë në shkelje të ligjit dhe më konkretisht nenit 12 janë kaluar të gjitha afatet për mbajtjen e bllokuar të mediave dhe të bizneseve të tjera të Ylli Ndroqit.
Në përputhje të plotë më përcaktimet e bëra dhe të drejtës ndërkombëtare, avokatët kanë kërkuar nga Gjykata heqjen e sekuestros për të mos lejuar shkeljet e mëtejshme.
Jordan Daci: Zvarritjet e procesit nuk janë dhe nuk mund të jenë asnjëherë motive juridike dhe që mund të justifikohen nga ligji. Siç e ndoqët dhe një pjesë prej jush që ishit të pranishëm brenda, ligji është tepër i qartë. Numri është i vetmi që nuk mund të interpretohet. Çdo gjë tjetër interpretohet, por numri në 99% e rasteve është e pamundur të interpretohet.
Nga ana tjetër tentativa për tu justifikuar për konfiskimin etj, etj ju siç e morët vesh afati i konfiskimit po ashtu ka skaduar. Nuk ka skaduar me ditë e me orë, por me muaj dhe në gjykimin tonë është se Gjykata nuk ka asnjë hapsirë veçse të pranojë dhe është me rëndësi të theksojmë se ato pasuri ka kaq vite që janë në mëshirë të fatit. Për arsye se nuk tregohet asnjë interes, dhe në proceset civile që kanë filluar.
Nuk tregohet asnjë interes, as nga SPAK-u si person i tretë që është thirrur nga ana jonë, as nga agjensia që administron. Madje ka dhe guximin që në shkresë thotë: Neve nuk na intereson se kush kërkon për ti marrë këto pasuri në proceset civile. Ajo çfarë unë do të thoja në këtë rast është se çdo ditë që kalon këtu nuk flitet më për ligjshmëri, por me vendime të cilat në themel do të vazhdojnë të mbeten kështu siç janë, janë krejtësisht të paligjshme dhe këtu nuk bëhet fjalë për të interpretuar ligjin. Këtu bëhet fjalë për një ligj që secili e kupton sipas oreksit të vet.
Besnik Muçi: Çdo ditë që kalon nga data 3 gusht 2022 Gjykata dhe Prokuroria është në shkelje të hapur të të gjitha rregullimeve ligjore, kushtetuese. Neni 1 i protokollit të Konvetës së të drejtave të njeriut parashikon që e drejta e individit për të gëzuar i qetë pasurinë. Kushtetuta e Shqipërisë parashikon qartësisht mbrojtjen e të drejtës së pronësisë, edhe cënimet e pronësisë, sot rregullohet me ligj. Sa kohë që Gjykata është në shkeljë te plotë me ligjin që rregullon cënimet e gëzimit të pronësisë, ne e kemi të vështirë të përcaktojmë se ku jemi, pasi kemi dalë nga kuadri ligjor.
Ne jemi duke bërë interpretime jashtë kuadrit ligjor. Ligji parashikon gjithashtu në datën 14 qershor 2021 Prokuroria paraqiti kërkesën për konfiskim. Çfarë parashikon ligji antimafia për këtë rast? Neni 23 parashikon shprehimisht që gjykimi për konfiskim zgjat 3 muaj. Ligji thotë që Gjykata mund ta zgjasë atë deri në 12 muaj. Pra në rastin ekstrem, gjykimi për konfiskim ka përfunduar në datë 14 qershor 2022.
Nga 14 qershor 2022 Gjykatës i ka përfunduar gjykimi i kërkesës për konfiskim. Unë nuk jam në gjendje të vlerësoj se ku do ta mbështesë Gjykata, vendimit, pra çfarë vendimi do të japi. Por Gjykata është jashtë afatit procedural. Në të dyja momentet dhe në sekuestrim dhe në konfiskim, Gjykata dhe Prokuroria kanëshkelur afatet që parashikon ligji antimafia. Pavarësisht kësaj, unë dua të theksoj, që përveçse kemi shkelje të afateve është sipas aktekspertimit prej ekspertëve të caktuar nga Gjykata e cila nuk pranoi ekpertët tanë gjykim.
Pra nuk pranoi Gjykata që ne të caktojmë ekpertë. Ekspertët i caktoi Gjykata sipas aktekspertimit. Ne kemi marrë nga Gjykatatë se të gjitha pasuritë e zotit Ndroqi, janë të justifikuara me burime të ligjshme të pasurisë. Sipas aktit të ekspertimit, sipas të gjitha viteve duhet theksuar dhe ky fakt. Jo thjesht çështje procedure. Ne nuk kërkojmë mbyllje procesi për procedurë, pavarësisht se Gjykata në këto momente duhet ta mbyllë urgjent, por edhe në përmbajtje sipas aktekpertimit, të gjitha pasuritë e zotit Ndroqi janë të vendosura me burime financiare të ligjshme dhe sipas aktekspertimit.
Çështja nuk po ndiqet vetëm në Shqipëri, por tashmë edhe në Arbitrazh e për këtë avokati argumenton se çdo ditë vonesë sjell dëmin e mëtejshëm të taksapaguesve shqiptarë.
Enis Daci: Sot që flasim pretendimi financiar për dëmin e shkaktuar nga kjo procedurë, ndaj Mimoza Ndroqit është të paktën 130 milion euro. Po e përsëris edhe njëherë: 130 milion euro.
Dua të theksoj se kjo shumë përmban një interes prej 5%, çka nënkupton, vetëm ky interes pa folur për principalin çdo mënyrë ekstraligjore dhe në cënim të drjetpërdrejtë dhe ulëritës të ligjit i kushton dhe do ti kushtojë taksapaguesëve shqiptarë një shumë prej të paktën 18 mijë eurosh në ditë.
Çdo ditë që shtyhet ky proces, taksapaguesit shqiptarë do të detyrohen të paguajnë 18 mijë euro në ditë për hir të mënyrës, metodave dhe instrumentalizimit të gjyqësorit shqiptar. Kur them instrumentalizim nënkuptoj: Organin e akuzës dhe Gjykatën në veçanti.
Mbrojtësit kërkuan respektimin e ligjit jashtë çdo ndikimi.
Enis Daci: Eshtë situatë kritike. I lutemi të gjithë njerëzve që janë prapa kuintave të mos ndërhyjnë, të mos instrumentalizojnë gjyqësorin. Ta lejojnë gjyqësorin të veprojë në bazë të ligjit.
Në nenin 12, pika dy dhe tre e ligjit, thuhet se afati i sekuestros është gjashtë muaj e më tej në raste komplekse mund të shtyhet jo më shumë se deri në dy vite
Por nuk është vetëm ky afat. Më tej ligji parashikon dhe dhënien e vendimit për konfiskimin ose jo brenda një viti nga paraqitja e kërkesës nga Prokurori, afat që edhe ky ka përfunduar për të cilin është kërkuar edhe vendimi në Gjykatë.
