“Hapen” dosjet e politikës, të mërkurën nis diskutimet tek ligjet: Çdo politikan me çertifikatë të re
Autoriteti i Dosjeve do të ketë mundësinë t’i kalojë të gjitha dosjet e politikanëve për t’i pajisur ato me certifaktën që vërtetojnë nësë kanë qënë apo jo bashkëpunëtor të ish-Sigurimit.
Nga e mërkura nis puna në komisionin e Ligjeve me dy projektligjet e Autoritetet për t’i dhënë mundësi këtij institucioni që të verifikojë të gjithë kandidatët që do të hyjnë në zgjedhje.
Taulant Balla: "Do të hiqet dhe pengesa e vendosur në ligj për verifikimin e të gjithëve edhe ata që kanë qenë verifikuar dikur nga komisionet e ngritura me ligj në 1995"
Më shumë kohë po i merr PS hartimi i drafteve për ndryshimet në ligjin për partitë politike dhe dekriminalizimin.
Taulant Balla: "Maksimumi në 10 ditët e ardhshme do depozitohet. Nuk mund të jesh kryetar i një partie politike nëse rezulton të kesh qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit"
Ora News ka mësuar se në mbledhjen e grupit deputetët socialistë kanë marrë direktivat e kryetarit që ata të japin votë pro 2 nismave të Enkelejd Alibeaj, deklasifikimin e dokumentave të –ish sigurimit dhe kërkesën për t’i kthyer në muze burgun e Spaçit dhe kampin e Tepelenës.
Ndërsa për draftin që synon ndalimin e simboleve të komunizmit, mazhoranca ka marrë vendimin t’i thotë jo opozitës.
Pas SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, Taulant Balla mendon që BE do të jetë unioni i radhës që do të vendosë të sanksionojë Sali Berishën.
Taulant Balla: “Janë shembuj konkret të përfshirjes në korrupsion të kenë të njëjtën qasje, nga parlamenti europian pastaj edhe nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Është intuitive dhe është logjike që kjo të ndodhi, dhe besoj se do ndodhi”.
Përsa i përket financimeve ruse, kreu i grupit soacialist tregoi që SHBA i ka kërkuar politikës që të vendosin barriera të sigurta për të pamundësuar penetrimin e financimeve ruse tek partitë politike.
