"Të dixhitalizojnë financimet", Celibashi: Do të rrisë transparencën nga partitë politike
Në kulmin e debateve për financimet ruse të Partisë Demokratike, por dhe sulmit kibernetik të Iranit ndaj vendit tonë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon dixhitalizimin e deklaratave financiare të partive politike. Për Ilirjan Celibashin një gjë e tillë do të rriste transparencën e subjekteve politike.
Në një kohë që vendi ndodhet në një aggression të paprecedentë kibernetik të ndërmarrë nga shteti i Iranit, ku faqet kryesore online të shtetit shqiptar ranë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskuton mbi mundësinë e dixhitalizimit të deklaratave financiare të partive politike
Në një takim mes ekspertësh ku u diskutua mbi perpsektivën e Shqipërisë për të dixhitalizuar sistemin e raportimit dhe publikimit të financave politike, kryekomisioneri zgjedhor Ilirjan Celibashi theksoi se kjo risi e dixhitalizimit do të rrisë transparencën nga partitë politike.
"Sistemi i digjitalizimit të raportimit financiar të paritve ka si qëllim uniformizimin e tyre, lehtësimin e procesit të raportimit për vetë raportuesit, qartësi në çfarë kërkohet të raportohet, qartësi në pasqyrimin e atyre që është raportuar, pasqyrimin në kohë realë dhe në mënyrë dinamike të të dhënave që raportohet si për të ardhurat dhe donacionet, ashtu dhe për shpenzimet," tha ai.
Eksperti i DEA-s Eouter Eolfs u shpreh i bindur se përmes këtij projekti do të bëhet e mundur ndalimi i donacioneve me origjinë të palejuar.
"Shqipëria falë teknologjisë që ka në posedim mund ta realizojë me ritëm të shpejtë këtë proces. Ka vende si Rumania, Mali i Zi…etj që kanë hedhur disa hapa.
Avantazh është fakti se kur hidhen të dhënat nga partitë, sistemi ndalon donacionet me origjinë të palejuar. Ose jep alarmin kur lidhet me emra donatorësh në vende që nuk shihen pozitive, apo persona shoqëri me problematika të caktuara," tha ai.
Ky takim vjen vetëm një javë pas raportit të publikuar nga departamenti amerikan i shtetit, i cili bëri me dije se në vitin 2017 partia dmokratike që drejtohej në atë kohë nga Lulzim Basha ka marrë një fond prej 500 mijë dollarësh nga Rusia.