Burimet për Ora News: PS i thotë JO ndalimit të simboleve të komunizmit, jep OK për 3 kërkesat e PD së Alibeajt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2022, 11:52
Burimet nga mbledhja e Partisë Socialiste bëjnë me dije për Ora News se maxhoranca do të pranojë kërkesën e PD-së për deklasifikimin e sekreteve shtetërore të ish sigurimit si dhe për të bërë muze burgun e Spaçit dhe kampin e Tepelenë.
Ndërkohë do të rrëzojë draftin për ndalimin e simboleve të komunizmit.
Ndërkohë të mërkuren nisin në komisionin e ligjeve me draftet që PS ka depozituar me kërkesë te Autoritetit te Dosjeve, informon gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi.