U pushua dhe mbeti pa punë për 9 vite, Lazër Stani largohet nga Shqipëria drejt SHBA
Shkrimtari i njohur Lazër Stani është larguar nga Shqipëria drejt Amerikës.
Bashkëshorti i Luljeta Lleshanakut la vendit e tij, pas vitesh pune e prodhimtarinë në shkrimin e tregimeve e letrave shqipe.
Mesa duket pas vendimit të tij qëndron një realitet i hidhur prej 9 vitesh i papunë.
Miku i tij Gëzim Zilja, në një postim të tijin në Facebook, shkroi se ndaj tij është bërë padrejtësi me largimin nga puna me thjesht një lotër, duke iu referuar largimit nga puna në 2013 nga Ministrja Mirela Kumbaro e cila shkarkoi tre këshilltarë të saj Bardhyl Londos, Ylljet Aliçkajt dhe Lazër Stanit.
"Të flakën nga puna me një letër të pistë pa kuptim… Pushtetarët e sotëm të heqin nga puna nëse nuk bindesh," shkroi Zilja.
"Sot ministritë e drejtoritë e librit, kulturës e historisë gëlojnë nga të paaftët, nga të paditurit, intrigantët, patronazhistët dhe të pakulturuarit. Kishe një libër të ri nëpër duar që unë të përgjërohesha ta botoje. Dikur ti më dhe atë përgjigjen klasike, të ngjashme me Konicën kur e pyeti Noli, që pse nuk i mbledh shkrimet e boton një libër. Ti mu përgjigje: Ja e botova more Gëzim, po kush do ta lexojë? Sot libri lexohet fare pak ose aspak dhe kjo është nga dramat më të rënda të shoqërisë shqiptare.…"