Dimri i tretë në çadër, familja Basi nga fshati Plan i Bardhë pa shtëpi që prej tërmetit të vitit 2019
"Zot na ruaj!" Është kjo lutja e përditshme e Hatije Basit.
Familja e saj prej 12 anëtarësh edhe këtë vit dimrin do e presë në çadër.
"A jetohet kështu, jetë qeni."
Banesa ku rrinin në fshatin Plan i Bardhë të Klosit u dëmtua nga tërmeti i tre viteve më parë.
Gjenden 3 milionë euro në bodrumin e një shtëpie
19 Shtator, 16:21
Mospërfshirja në zonën e emergjencës që u krijua në vitin 2019 ka bërë që familjet e dëmtuara të mos përfitojnë banesa të reja.
Hatija tregon se edhe çadra që ja falën tashmë është dëmtuar dhe nuk i mbron dot nga shiu dhe era.
"Dimri po vjen, fortunë, shi dhe borë. A rrihet kështu?"
Problemet ekonomike i kanë të mëdha, por askush nuk i ka ndihmuar.
"Duam një shtëpi me u fut brenda."
Teksa në qytete pjesa më e madhe e të prekurve nga tërmeti janë futur në shtëpitë e reja, në zonat rurale janë të shumta familjet që edhe pas tre vitesh nga ngjarja tragjike jetojnë ende në çadra.

