Vrasje në Shkodër, plagosje në Korçë, reagon Salianji: Shqipëria pa rend e siguri, banditët nuk kanë frikë

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë një 19-vjeçar në Shkodër si dhe plagosjes së ndodhur në Korçë.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook shkruan se këto ngjarje tregojnë që Shqipëria është pa rend dhe siguri, që banditët nuk kanë frikë nga autoriteti i shtetit dhe zgjedhin kur dhe ku të duan të lajnë hesapet me njëri tjetrin apo të kërcënojnë ata që nuk ju nënshtrohen.

Postimi i plotë:

Ngjarjet e sotme kriminale në Shkodër dhe Korçë edhe njëherë tjetër tregojnë që Shqipëria është pa rend dhe siguri, që banditët nuk kanë firkë nga autoriteti i shtetit dhe zgjedhin kur dhe ku të duan të lajnë hesapet me njëri tjetrin apo të kërcënojnë ata që nuk ju nënshtrohen!

Ndërkohë që grupet kriminale janë sofistikuar dhe qytetarët janë nën terror, kryeministri ka një realitet paralel kur shprehet se Shqipëria është më e sigurta!

Siguri deri më sot po tregohet që kanë vetëm bandat e krimit të organizuar, siguri që janë të paprekshëm, që cfarëdo të bëjnë qeveria do numërojë makinat e djegura dhe do përpiqet të mbulojë kriminalitetin e lartë me propagandë!

Vrasje në Shkodër, plagosje në Korçë, reagon