Atentat i dështuar në Korçë? Autori mendohet se kërkonte dikë tjetër, Berberi u tremb nga të shtënat
Romeo Berberi ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Korçë mbrëmjen e së dielës! Mësohet se autori në fakt ka pasur dike tjetër në shënjestër, ndërsa ka hyrë në një lokal dhe ka qëlluar me armë zjarri ku mbeti i plagosur rastësisht 53-vjeçari.
Një atentat i dështuar mund të konsiderohet ngjarja e ndodhur në Korçë mbrëmjen e së dielës.
Romeo Berberi mbeti i plagosur me armë zjarri, ndërsa ndodhej në një lokal.
Mësohet se autori i ngjarjes, ëshë ofruar në lokal dhe ka qëlluar në tokë, ndërsa Berberi është trembur, ngritur nga tavolina dhe një nga plumbat e ka qëlluar atë në këmbë.
Sipas policisë, dyshohet se autori ka patur dikë tjetër në shënjestër, person i cili nuk dihet ende kush është.
Nga marrja në pyetje paraprake i plagosuri ka deklaruar se nuk ka probleme me askënd, ndërsa për shkak të errësirës, nuk ka mundur që të njohë autorin.
Vetë i plagosuri, nuk rezulton të ketë probleme me drejtësinë!
Policia ndërkohë prej mbrëmjes së të dielës ka shoqëruar disa persona për të marrë në pyetje në lidhje me atentatin.
Në zonën ku ndodhi ngjarja, mësohet se ka kamëra sigurie të disa bizneseve, dhe ato janë sekuestruar dhe janë duke u kqyrur, për të bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes.

