Emigrantët Berishës: Nis protestat, ta zhdukim Ramoviçin

“E themi këtu në publik me forcë të madhe. Rroftë Berisha!”

Shqiptarët e Italisë i kanë kërkuar kryetarit të PD Sali Berisha të vijojë protestat me qëllim rrëzimin e Edi Ramës.

“Të fillojmë me protesta dh eta zhdukim Ramoviçin”.

“Nga ana psikologjike të gjithë ata që nuk e duan regjimin e Ramës ishin përgatitur se shtatori do të kishte lëvizje të madhe. Deri tani nuk po shohim gjë. Ne ju presim vetëm ju, presim himnin tuaj Sali Berisha.”

“Qofshim të bashkuar deri në misionin tonë final të shporrim Edi Ramën.”

Gjatë bashkëbisedimit online që kreu i PD zhvilloi me përfaqësi të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali i kanë lënë një amanet Berishës.

“Kam një amanet, jam tiranse dhe mendoj se modeli që duhet të servirim është të kujdesemi për oborrin tonë të bashkuar mund të arrijmë të kthejmë një Shqipëri konservatore me moral demokratik.”

Ata kanë kërkuar të drejtën e votës edhe pse janë jashtë vendit.

Përballë largimit masiv të qytetarëve Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën, Indrit Hoxha tha se Rama ja ka marrë dorën vjedhjes së votave.

“Një kryeministër që vjen në pushtet jo falë votave të qytetarëve shqiptar por falë atyre me lidhje me kartelet e Amerikës Latine.”

Berisha u është përgjigjur emigrantëve duke ju thënë se askush nuk mund të largojë frymën e protestave.

“Ai kishte marrë peng me dosje edhe opozitën shqiptare në mënyrën më të turpshme dhe kriminale. Asgjë nuk do ët mund të pengojë këtë revolucion këtë lëvizje që do të shpëtojë Shqipërinë nga rrokullisja e madhe që po pëson.”

Emigrantët Berishës: Nis protestat, ta zhdukim Ramoviçin