Shkodër, pamjet e para nga vend i ngjarjes ku mbeti i vrarë 19 vjeçari

Këto janë pamjet nga vend i ngjarjes ku mbeti i vrarë një djalë i ri  mbrëmjen e së dielës, 18 shtator 2022 në Shkodër.

Mësohet se viktima është 19-vjeçari Erjon Xhenja.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal rreth orës 20:10, në bulevardin "Bujar Bishanaku", në lagjen "Naim Gjylbegu", pranë kryqëzimit të Kirasit.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Në lagjen "Guerrile" është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët të cilët vranë një të riun në Shkodër.

Policia ka ngritur  postoblloqe në disa pika. Dyshohet se autorët kanë qenë dy persona

Shkodër, pamjet e para nga vend i ngjarjes ku mbeti i vrarë 19