Po ktheheshin nga Parada e Krenarisë në hotel, ekstremistët serbë sulmojnë grupin nga Shqipëria
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 17 Shtator 2022, 21:51
Një grup nga Shqipëria prej 8 vetash është sulmuar fizikisht në Beograd mbrëmjen e sotme, duke u kthyer nga Parada e Krenarisë në hotel.
2 prej tyre ndodhen në spital altualisht. Sulmuesit kanë qenë ekstremistë serb.
Ata janë sulmuar 10 metra larg nga policia, e cila nuk ka ndërhyrë. Më vonë ka ndërhyrë një patrullë e policisë rrugore.
Aktualisht policia po merr deklarimin e të gjithe grupit.
