Rakip Suli i buzëqeshur hyn në SPAK, paditi Xhelal Mziun për lejet e ndërtimit
Nga Keti Banushi Përditësimi i fundit 19 Shtator 2022, 10:33
Kryetari i bashkisë së Kamzës Rakip Suli është filmuar teksa hyri i buzëqeshur sot paradite në godinën e SPAK.
Burime bëjnë me dije se do të japë sqarime, në lidhje me kallëzimin që ka bërë ndaj paraardhësit të tij në detyrën e kreut të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.
Rakip Suli ka paraqitur denoncimin sa u përket kontratave të firmosura për lejet e ndërtimit.
Sipas ligjit duhet që kompanitë të japin deri në 3% të sipërfaqes në pronësi të bashkisë duke pretenduar se kjo nuk është realizuar.

Rakip Suli sot në SPAK
