U vra mbrëmjen e djeshme në Shkodër, Ora News siguron foton e viktimës Erjon Xhenja

Një 19 vjeçar mbeti i vrarë mbrëmjen e 18 shtatorit 2022 në bulevardin "Bujar Bishanaku", pranë kryqëzimit të Kirasit, Shkodër.

Viktima i identifikuar si Erjon Xhenja mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, teksa po qëndronte në një lokal.

Autorët e vrasjes deri tani dyshohet të jenë dy.

Ndaj tij u qëllua 7 herë, ku 5 plumba e preken në pjesë të ndryshme të trupit duke e lënë të vdekur në vend.

Ai ka qënë në një lokal kur autori është afruar me një motorçikletë dhe ka shtënë drejt tij, e më pas është larguar në drejtim të paditur përmes rrugëve dytësore. Pak pas ngjarjes në lagjen “Guerrile” u gjet një motorçikletë e djegur dhe një pistoletë që policia dyshon të jetë përdorur në ngjarje.

U vra mbrëmjen e djeshme në Shkodër, Ora News siguron foton e
Në foto: Viktima Erjon Xhenja