Plagosje me armë zjarri në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2022, 20:34
Një persona është plagosur me armë zjarri në Korçë.
I plagosuri është shtetasi Romeo Berberi.
"Rreth orës 20:20, në Spitalin e Korçës është paraqitur i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi R. B., rreth 53 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë", njofton policia.
Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Foto nga vendi i ngjarjes

Foto nga vendi i ngjarjes

Efektivët e policisë te Spitali i Korçës
