Vrasja në Shkodër/ Telefonata e fundit e të atit me Erjonin: Ku je? Hajde në shtëpi se po errësohet!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tronditi mbrëmjen e së dielës, 18 shtator 2022, qytetin e Shkodrës.
19-vjeçari Erjon Xhenja u ekzekutua është vrarë me armë zjarri në bulevardin “Bujar Bishanaku”.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se viktima ka qenë brenda në lokal në momentin kur ka ndodhur krimi ndërsa nuk ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
Mësohet se në vendngjarje deri tani janë gjetur të paktën 30 gezhoja plumbash, ccka tregon se ndaj viktimës është qëlluar me breshëri.
Burimet policore thanë se autorët kanë qenë me motorçikletë dhe pasi kanë qëlluar janë larguar me shpjetësi dhe jane futur në një rrugicë dytësore.
Pak minuta më pas uniformat blu njoftuan se në lagjen "Guerrile" është gjetur një motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.
Burime bëjnë se në dëshminë e parë të dhënë për efektivët e policisë babai I 19-vjeçarit ka rrëfyer se komunikimin e fundit me të birin e ka pasur rreth dy orë para ngjarjes së rëndë, të cilin e ka këshilluar që të shkonte në shtëpi pasi po errësohej.
I ati i viktimës, po shkonte në drejtim të Malit të Zi për t’u furnizuar me karburant, por diçka e ka penguar dhe është kthyer në banesë.
Pak më vonë, ai është informuar për ngjarjen e rëndë ku i biri ka mbetur i vdekur.
Gjatë komunikimit të tij me efetivë të policisë, babai u shpreh se djali i tij nuk kishte konflikte. Ai ka treguar për telefonatën e fundit me të birin ku i ka kërkuar të kthehet në shtëpi: “Ku je? Hajde në shtëpi se po errësohet!”
Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes dhe identifikimin e autorëve, reagime për ngjarjen ka pasur edhe nga politika.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Rendi dhe siguria janë në duart e krimit. Ndërsa deputeti Ervin Salianji u shpreh se ngjarjet e mbrëmjes së të dielës në Shkodër dhe Korçë edhe njëherë tjetër tregojnë që Shqipëria është pa rend dhe siguri.
