Vrasja në Shkoder/ Viktima një 19 vjeçar, gjendet një motoçikletë e djegur dhe një armë

Në lagjen "Guerrile" është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët të cilët vranë një të ri në Shkodër mbrëmjen e sotme, 18 shtator 2022.

Viktima është 19-vjeçari Erjon Xhenja.

 “Rreth orës 20:10, në bulevardin "Bujar Bishanaku", në lagjen "Naim Gjylbegu", në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Erjon Xhenja 19 vjeç, banues në Shkodër”, njofton policia

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.