Në Ballsh fiton paqja, Bylis dhe Egnatia nuk bëjnë dëme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2022, 17:14
Mbyllet në barazim pa gola sfida e dy surprizave të këtij sezoni, Bylis dhe Egnatia dhe diferenca mes dy skuadrave mbetet 1 pikë në zonat e larta të klasifikimit.
Disa raste interesante në pjesën e parë më të luftuar ku nga njëra anë Beji e Trumçi dhe nga tjetra Mihana e Delarge nuk arritën të gjenin rrjetën. Në fushë pasi duele të forta ndërsa tranversa ndali Mihanën në të 22-tën por në krahun tjetër edhe Sherri u detyrua të kryente disa ndërhyrje vendimtare.
Në fund të 90 minutave, barazimi është rezultati më i drejtë. Bylis shkon në kuotën 8 ndërsa rrogozhinasit shkojnë në pushim me tre ndeshje rresht pa humbje.
