Beckham 13 orë mes njerëzve për homazhet e mbretëreshës, refuzoi kërkesën për të evituar pritjen

Nuk ka rëndësi statusi që ke, shuma e parave në llogarinë bankare, fama apo ajo çfarë ke bërë për njerëzit, respekti ndaj të tjerëve matet me gjestet dhe shembujt që jep.

Padyshim i tillë është David Beckham, më saktësisht Sir David Beckham i nderuar me titullin fisnik nga vetë mbretëresha për të cilën qëndroi plot 13 orë në radhë për t'i dhënë lamtumirën.

Një ditë pasi pamjet e Beckham duke pritur në radhë u bënë virale, zbulohet një detaj shumë i rëndësishëm që në fund të fundit tregon se njerëzit nuk i bën të dashur fama apo talenti, por gjeste të tilla, shumë domethënëse.

Mediat britanike zbulojnë se pallati mbretëror i kishte bërë me dije ish-mesfushorit se mund t'i siguronin kalimin pa radhë për të evituar qëndrimin mes njerëzve të thjeshtë, por Beckham u përgjigj me një "jo" të thatë.

Beckam u rreshtua mes njerëzve në orën 14.00 të së enjtes dhe arriti t'i bënte homazhet e fundit mbretëreshës të premten në orën 02.00 të mëngjesit. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)