“Wanda Nara po tradhëton Icardin me këngëtarin argjentinas”
Mauro Icardi dhe Wanda Nara u shfaqën të lumtur në Stamboll për transferimin e sulmuesit te Galatasaray por gjërat nën sipërfaqe nuk janë aq të qeta për çiftin më të përfolur të Argjentinës.
Është pikërisht transferimi i lojtarit në Turqi që i ka dhënë një “grusht” tjetër të fortë martesës së tyre të krisur nga disa skandale të kohëve të fundit që nisën me tradhëtinë e mundshme të sulmuesit.

Sipas mediave në Argjentinë, Wanda ka nisur të shoqërohet prej disa kohësh me një këngëtar. Bëhet fjalë për L-Gante me të cilin njihet prej kohësh por marrëdhënia e tyre është bërë më e ngrohtë.

Për momentin bëhet fjalë vetëm për zëra gazetarësh të mediave rozë por kriza e martesës së Icardit dhe biondes që e ndau nga ish-bashkëshorti dhe shoku i tij, Maxi Lopez, po bëhet gjihmonë e më e dukshme.

