E zbuloi "Ora News", Reja rikthen në kombëtare Dokën. Publikohet lista
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2022, 10:41
Konfirmohet lajmi i "Ora Neës" që pak ditë më parë zbuloi listën e emrave të thirrur nga Edi Reja për sfidat me Izraelin dhe Islandën. Rikthehet Albi Doka si pasojë e mungesave të mëdha në mbrojtje ndërsa mungon Bekim Balaj.
Etrit Berisha edhe pse në një moment të komplikuar për shkak të një dëmtimi, nuk do të mungojë ndersa sulmi përbëhet nga Uzuni, Cikalleshi, Seferi e Broja.

Dy risi te tjera nëse të tilla mun t’i quajmë është edhe rikthimi i Arlind Ajetit që vjen nga eksperienca në Serinë C italiane me Pordenonen dhe Adrian Bajramin me të rinjtë e Benfikës.
