Fredy Guarin i shpërfytyruar kërkon falje nga njerëzit dhe nga…Zoti
E mbani mend Fredy Guarin? Lojtarin kolumbian që konsiderohej si e ardhmja e futbollit të vendit të tij? Sot ai është transformuar në një njeri tjetër, gati gati të panjohur.
Pas një karriere të pasur te Porto por jo dhe aq të suksesshme te Inter, kolumbiani u zhduk nga harta e futbollit të rëndësishëm. Një vit e gjysmë pas arrestimit për dhunë ndaj familjarëve, Guarin publikon një postim dramatik në Instagram. 33-vjeçari shfaqet pa filtra dhe në një moment shumë të keq ku thekson:
“Sot dua t’ju tregoj me zemër të hapur se kush jam unë. E bëj këtë me qëllimin për të qenë i vlefshëm për dikë. Prej pak kohësh jeta ime ka ndryshuar dhe lotët që shikoni janë ato të një burri me vese, gabime dhe shumë mëkate. Jemi ende në kohë për t’i hapur derën Zotit në mënyrë që ai të drejtojë shpirtin dhe zemrën tonë.
Zoti me ka falur prandaj edhe unë po e fal veten. Nëse dikush nuk është dakort me këtë postim, e kuptoj por mos rreshtni kurrë së ëndërruari faljen dhe dashurinë e Zotit. Nuk është asnjëherë shumë vonë”.
Guarin u arrestua në prill të vitit 2021 për dhunë ndaj prindërve të tij.
View this post on Instagram
