Kopja perfekte e Cristiano Ronaldos ëndërron takimin me idhullin

Cristiano Ronaldo mund të ketë me mijëra sozi në mbarë botën por ngjashmëria që ka një i ri kurd me CR7 është e “frikshme”. Biwar Abdullah është bërë një personazh shumë i famshëm në rrjetet sociale dhe nuk është merita e tij por e natyrës që e ka kriijuar pothuajse identik në tipare me luzitanin.

I larguar nga Iraku në vitin 2019, ai tani jeton në Britaninë e Madhe dhe është një fans i zjarrtë i fituesit të 5 Topave të Artë. Shpesh herë, ai ndryshon modelin e flokëve në bazë të look-ut të Ronaldos, ndërsa shpesh herë pozon me fanellat e skuadrave ku është aktivizuar Ronaldo ndërsa shpreson që ky i fundit t’i bëjë ftesë për një ndeshje edhe pse cilësitë teknike të “kopjes” lënë për tëdëshiruar.

“Njerëzit më ndalojnë në rrugë dhe më kërkojnë fotografi, por kjo nuk më shqetëson aspak. Shpesh herë mendojnë se unë jam vërtet Cristiano dhe është një ndjesi e bukur. Sa keq që nuk kam asnjë sftësi nga ato të portugezit”, shprehet sozia e Ronaldos.