Manchester City dominon edhe Wolverhampton me një tjetër rekord të Halaand (VIDEO)

Tashmë është bërë e modës, fitore me një rekord të ri për Erling Halaand. Manchester City kalon edhe Wolverhampton 3-0 në ndeshjen që dhuroi shumë pak emocione, nëse i tillë mund të konsiderohet i kuqI në dëm të ujqërve kur Collins në pjesën e parë kreu një ndëryhyrje horror me takë në barkun e Graelish duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë në një moment kur pikërisht Graelish dhe Halaand shënuan dy golat e parë brenda 20 minutave lojë.

Rrjeta numër 11 në 7 gara për gjigandin norvegjez që bëhet i pari lojtar që shënon në katër ndeshjet e para në transfertë në Premier League. Vendi i parë për të paktën 24 orë për ekipin e Pep Guardiolas ndërsa në Molineaux diferenca mes dy skuadrave ishte shumë e madhe.

Skuadra kampione mbërrin në pushimin e kombëtareve me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë dhe një formë të shkëlqyer dhe sulmuesin më në formë të kontinentit pasi një Halaand i tillë nuk ishte ëndërruar as nga vetë trajneri katalanas.