E frikshme/ Ulje e detyruar në Pragë për ekipin e Ballkanit, probleme në avion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2022, 07:35
Humbja 3-2 në pragë kujdër Slavias është pasuar nga një moment tmerri për ekipin kosovar të Ballkanit pasi u ngrit në ajër për t'u kthyer në Prishtinë.
Skuadra dhe trajneri Ilir Daja bashkë me stafin dhe përfaqësues të klubit kanë përjetuar momente paniku për shkak të një problemi në avion.

Pak pas ngritjes në ajër, xhami i pilotit është plasaritur dhe drejtuesit e mjetit fluturues janë rikthyer në pistë në kohë duke evituar një katastrofë të mundshme.
