VIDEO/ Lazio turpërohet në Danimarkë me Hysajn titullar, Cristiano Ronaldo zhbllokohet në Portugali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2022, 21:21
Mbrëmje katastrofike për Lazion në Europa League ku regjistron humbjen më turpëruese të dekadave të fundit.
Skuadra e Maurizio Sarrit u shkatërrua 5-1 në transfertën e Midtylland duke dhuruar një paraqitje më shumë se zhgënjyese në tokën daneze ku Hysaj zbriti në fushë si titullar në vend të Lazzarit të dëmtuar.
Në po të njëjtën pasdite, Cristiano Ronaldo dha shkëndijën e parë sezonale. Portugezi shënoi golin e dytë të Manchester United dhe të parin personal këtë sezon në suksesin që “Red Devils” arritën në Moldavi kundër Sheriff Tirsapol me rezltatin 2-0 duke u rikthyer në lojë pas humbjes së ndeshjes së parë në shtëpi ndaj Real Sociedad.
