"Shqiptarizohet" Panathinaikos. Me Frrokun në Athinë bashkohet edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2022, 22:59
Nis një karrierë e re në klubin e dytë më të titulluar të Greqisë, Enis Çokaj. Klubi satelit i Dinamos, Lokomotiva e Zagrebit, njofton arritjen e marrëveshjes me Panathinaikos ku lojtari shqiptar do të nënshkruajë nesër një kontratë afatgjatë.
Lajmin e bën të ditur Lokomotiva e Zagrebit që shton se lojtari duhet të kalojë fillimisht testet mjekësore.
Ky është një hap shumë i madh për 23-vjeçarin e lindur në Koplik por gjatë 4 viteve të fundit i ka ngjitur shkallët një nga një duke u transferuar te ekipi nga Athina ku aktualisht luan edhe një tjetër shqiptar, mesfushori i Kombëtares U-21, Leandro Frroku.
Çokaj e nisi karrierën si profesionist te Laçi në vitin 2018 dhe pas pak ndeshjesh u zhvendos në Kroaci te Lokomotiva ku kaloi 4 sezone.
