Reja ka besim te suksesi në Izrael dhe vendi i parë në grupin e Ligës së Kombeve
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja analizon transfertën e Izraelit dhe thekson se shanset për t’u renditur në vendin e parë të grupit nuk janë venitur madje Shqipëria e ka ende në dorë fatin e saj. Trajneri i kuqezinjve kërkon që në fushë të zbresë një skuadër me karakter dhe shumë dëshirë.
"Nuk me pëlqen të bëj shumë eksperimente me listën dhe emrat. Nëse fitojmë në Izrael dhe barazojmë me Islandën atëherë jemi sërish në krye. Ne do të bjëmë lojën tonë në Izrael edhe pse kemi mungesa. Do të shkojmë aty të luftojmë dhe kam shumë besim.
Duhet të bëjmë një ndeshje karakteri, sidomos në Izrael pasi është një skuadër që tashmë e njohim. Do të përgatitemi mirë. Jemi në kushte për të luajtur si të barabartë. Kemi bindjen se mund të bëjmë një ndeshje shumë të mirë në Izrael".
Forma e skuadrës;
Ideja ime është që të hedh në fushë skuadër të ekujlibruar me fokus nga mesfusha e lartë. Bajrami po luan, ndërsa Çekiçi shënoi por ka probleme. Dua të aktivizoj tre lojtarë në fazën ofensive dhe një tjetër që bën shumë për sulmin dhe ka aftësi të mëdha teknike. Do të shikojmë mundësitë që kemi në grup gjatë kësaj jave. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm prapa. Izareli është një skuadër shumë e shpejtë dhe e mirë teknikisht por duhet të bëjmë kujdes.
Zgjedhjet në Izrael;
Varet shumë se si do të hyjmë ne fushë, nga mentaliteti dhe agresiviteti që do të kemi në këtë ndeshje. Disa zgjedhje do t’i bëj pasi të punoj me skuadrën. Aty do të ketë shumë presion dhe ata kanë karakter të fortë kur luajnë në shtëpi dhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë dhe nëse është e mundur të imponohemi me lojën tonë. Duhet të shkojmë aty me bindjen se do të arrijmë një rezultat pozitiv. Izraeli është i mirë në sulm por ka pika të dobëta në mbrojtje dhe e theksoj, që nga mesfusha e siper duhet të bëjmë më shumë.
Harmonia në grup;
Në skuadër ka harmoni dhe e kuptoj që dikush mund të jetë i pakënaqur pasi nuk luan por unë u kam kërkuar të gjithëve që të jenë gati kur të thirren. Që prej ditës kur jam këtu, grupi funksionon edhe ka pasur disa probleme të vogla që i kemi sqaruar. Përsa i përket ndeshjes së radhës, duhet të shikojmë edhe gabimet e bëra në ndeshjen me Izraelin ku pësuam dy gola për fajin tonë. Do të shikojmë sërish ndeshjen me Izraelin dhe të mos përsërisim më të njëjtat gabime.
