Lazio rimburson tifozët pas humbjes së thellë të Danimarkës

Lazio do të rimbursojë 225 tifozët që udhëtuan në Danimarkë për të ndjekur skuadrën e cila pësoi një humbje turpëruese 5-1 ndaj Midytlland në ndeshjen e grupit të Europa League. 

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, klubi bardhekaltër bën me dije se të gjitha shpenzimet që lidhen me biletat do t'u kthehen pas ultrasve si një mënyrë për t'u kërkuar falje. 

Në fund të ndeshjes, mbështetësit e Lazios kërkuan llogari nga lojtarët të cilët bashkë me trajnerin Maurizio Sarri qëndruan për disa minuta me tifozët duke u kërkuar falje për disfatën më të rëndë të viteve të fundit në Europë.