Heil Hitler edhe në Milano! Del videoja e përshëndetjes naziste të tifozëve kroatë përpara ndeshjes
Gjatë kësaj jave janë shtuar incidentet të cilat përhapin gjuhën e urrejtjes. Pas rastit të tifozëve të Frankfurtit, në internet kanë dalë pamjet e tifozëve të Dinamo Zagrebit të cilët kanë parakaluar nëpër rrugët e Milanos duke bërë përshëndetje naziste.
Përdoruesit e rrjeteve sociale janë irrituar nga një video që po qarkullon në internet në të cilën shfaqen tifozët kroatë duke kryer përshëndetjen naziste nëpër rrugët e Milanos.
Ultrasit e Dinamo Zagrebit marshuan nëpër rrugët e qytetit italian duke përshëndetur me dorë sipas stilit hitlerian përpara se klubi i tyre të luante me Milanin përpara ndeshjes të vlefshme për UEFA Champions League.
Mediet italiane raportuan edhe për disa incidente dhe përleshje të tjera mes dy grupeve të tifozëve.
Pati raportime se një tifoz i Dinamos së Zagrebit qëlloi dikë me thikë përpara ndeshjes.
Për rastin reagoi edhe Kongresi Hebre Evropian të cilët thanë se bota e futbollit duhet të çlirohet nga fashistët dhe bartësit e urrejtjes të cilët e përhapin atë nga fushat nëpër sheshe.
Në Kroaci, grupet ultrase të futbollit shpesh kujtojnë pavarësinë e viteve 1990 nga Jugosllavia e dominuar nga serbët duke përdorur veprime radikale për të treguar simpati edhe për lëvizjen fashiste në Kroaci Ustashe.
Kjo organizatë kryesoi Kroacinë nën kujdesin nazist gjerman dhe atë italian duke persekutuar serbët, hebrenjtë dhe romët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Të martën edhe tifozët e Eintracht Frankfurt bënë përshëndetje naziste teksa luanin kundër Marsejës së Francës.
UEFA ndërmori më pas masa disiplinore kundër klubit gjerman.
I tifosi della Dinamo Zagabria a Milano.
— Alessandro (@90ordnasselA) September 14, 2022
???? pic.twitter.com/qI1WqaAM3z

