GOLAT VIDEO/ Ballkani shkëlqen pjesërisht, Olayinka dhe Frashëri dënojnë skuadrën e Dajës në Çeki
Ballkani nuk ia del mbanë në misionin për të bërë mrekullinë në Republikën Çeke. Skuadra kampione e Kosovës zhvilloi një ndeshje për t’u mbajtur mend por për fat të keq kjo nuk mjaftoi që të dilte me pikë nga transferta e Slavias së Pragës që iu fal një gafe të Frashërit dhe një goli të ish-it të Skënderbeut, Petar Olayinka për të thyer ekipin e Ilir Dajës që kaloi dy herë në avantazh, fillimisht me Ermal Krasniqin dhe më pas me Meriton Korenicën.
Ndeshje për t’u vendosur në kornizë por edhe një gafë e rëndë nga ana e portierit pogradecar të ekipit nga Suhareka që mbetet në kuotën 1 pikë pas dy ndeshjeve të para në një grup që fillimisht cilësohej shumë i vështirë për ekipin portikalli. Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Olayikna ishte protagonist edhe në rastin e golit të tretë të çekëve pasi dhuroi asistin e fitores.
Në grupin G të Ligës së Konferencës bëjnë pjesë edhe CRR Cluj që u mund 1-0 nga turqit e Sivaspor. 180 minutat e ardhshme Ballkani do t’i ndajë me Sivaspor mes Prishtinës dhe Turqisë.
