Festë seksi me 10 vajza të reja me fondet e federatës spanjolle, presidenti Rubiales nën akuzë
Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales akuzohet se ka shpenzuar fondet e institucionit që drejton për të organizuar festa seksi. Sipas mediave spanjolle që kanë zbuluar skandalin, Rubiales i ngarkoi detyrën nipit të tij Juan Rubiales, për të organizuar një festë private me rreth 10 vajza të reja dhe e pagoi atë me fondet e federatës.
Për këtë çështje Rubiales është pyetur nga prokurorët në datën 30 maj por detajet e hetimeve kanë dalë në publik dhe tashmë ky është një skandal. Party është organizuar në një banesë private në Granada gjatë vitit 2020.
Sipas gjurmëve që janë lënë, Rubiales e ka justifikuar aktivitetin për qëllime pune por mesa duket nuk ka qenë aspak kështu. Ai ka deklaruar se shtëpia është një ambjent ku drejtuesit e federatës dhe vetë Rubiales mund të kalojnë kohën e lirë dhe kjo shtëpi paguhet nga findet e federatës.
Denoncimi është bërë pikërisht nga nipi i tij që e ka akuzuar xhaxhain për festën private por federata ka mohuar të gjitha akuzat, duke theksuar se Juan është manipuluar nga një ish punonjës i institucionit për të bërë akuza të rreme.
