Dyrnjaja: Protestat e Partisë së Lirisë dhe PD-së nuk e shqetësojnë Edi Ramën

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, gazetari Denis Dyrnjaja u shpreh se Rama do shqetësoj nëse në shesh do dilnin njerëz që nuk i nxjerr Partia Demokratike apo Partia e Lirisë.

Sipas tij, në momentin që në bulevard do dalin njerëz që nuk janë pjesë e enturazhit të dy forcave politike atëherë do shqetësohet.

Dyrnjaja: Rama do shqetësoj nëse në shesh do dilnin njerëz që nuk i nxjerr Partia Demokratike apo Partia e Lirisë. Shtresa gri, sepse njerëzit janë të fryrë nga maskarada, por nuk ka valvul t’i shkarkojë. Në momentin që në bulevard do dalin njerëz që nuk janë pjesë e enturazhit të dy forcave politike atëherë do shqetësohet Rama.

Ndryshe do të ulet sërish, me ata lëpirësit e vet që buzëqeshin sa herë u buzëqesh udhëheqësi, do të marrë një fasoletë dhe do të thotë se në këto zgjedhje do të marrin 48 nga 61 bashki dhe do të fitojë zgjedhjet lokale. Prandaj duhet të dalin njerëz që nuk identifikohen me këto 2 parti.