“SPAK në bashkëpunim me Ramën”, Baçi: Nuk mund të bëjë shaka me padrejtësitë

Deputeti i PD-së Luan Baçi thotë se Rama është në veprim të ngushtë me SPAK.

Madje ai thotë se ato bashkëveprojnë me njëri tjetrin dhe përcaktojnë se kush duhet të hetohet dhe kush jo.

Luan Baçi: Rama është në veprim të ngushtë me SPAK. SPAK është në bashkëpunim të ngushtë me kryeministrin, se kë të hetojë dhe kush duhet të përballet me ligjin. Gjithsesi të presim e shpresojmë se SPAK pas protestave të opozitës të ndërgjegjësohet se nuk mund të bëjë  shaka me padrejtësi të tilla.

Gjatë intervistës për Ora News me gazetaren Sonila Musai ajo u shpreh se incineratorët nga të cilët vijojnë ende të merren para janë godina që janë kthyer në landflle.

Luan Baçi: Me afera qindra milion euro. Nuk kemi incenerator, kemi disa godina të ngritura në këmbë, me teknologji jo të afatë për tu ngritur në këmbë, por ato janë kthyer në landfille, në gropa për të hedhur plehrat. Sot në Fier përveç nja 2 a 3 specialistëve dhe 10 punonjësve që merren me plehrat janë hapur gropa gjigante që depozitojnë mbeturinat.