Tre aksidente në rrugë, dy të vdekur në Korçë nga përplasja e zetorit me motorin, një në Tiranë

Rrugët e vendit janë përgjarkur sërish pasditen e së martës, tesksa 3 persona kanë ndërruar jetë në dy aksidente të ndryshme.

Ngjarja e pare e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Zëmblak në Korçë, ku një motor u përplas me një zetor, i cili dyshohet se po kryente  manovra të gabuara në rrugë, ndërsa mjeti me dy rrota ka qenë me shpejtësi.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë menjëherë drejtuesi i motorit i identifikuar si 46-vjeaçri Arjan Xhuti, si edhe 58-vjeçarja Hatixhe Kulla.

Kjo e e fundit ndodhej në zetorin që drejtohej nga djali i saj dhe po qëndronte mbi thasë.

Nga goditja ajo është rrëzuar nga zetori dhe si pasojë e goditjes së fortë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në mbrëmje një 35-vjeçare këmbësore është përplasur për vdekje në rrugën “Teodor Keko”.

Teksa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia, grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Një tjetër aksident i frikshëm ka ndodhur në Potamë të Himarës, por fatmirësisht pa pasoja me jetë njerëzish.

Tre aksidente në rrugë, dy të vdekur në Korçë