Sot protestë, Salianji: Inkurajojmë SPAK e institucionet e drejtësisë ti shkojnë në fund çështjes së inceneratorëve

Deputeti i PD Ervin Salianji gjatë  një interviste për RTV ORA me gazetaren Besmira Pelushaj tha se duhet inkurajuar SPAK dhe institucionet e drejtësisë për ti shkuar deri në fund çështjes së inceneratorëve.

Sipas tij çdo protest ashtu si dhe ajo që do të mbahet ditën e sotme pranë inceneratorit të Tiranës mbështetet nga opozita pasi është kundër keqqeverisjes.

Ervin Salianji: Çdo protestë në betejë me keqqeverisjen mbështetet nga ana ime dhe besoj se çdo deputet i opozitës. Duhet inkurajuar SPAK dhe institucionet e drejtësisë për ti shkuar deri në fund çështjes së incenersatorëve. Secili prej përfaqësuesve ka qasje të ndryshme por asnjë nga deputetët e opozitës nuk është shprehur kundër protestës pastaj pjesëmarrja varet nga gjykimi dhe nga aktiviteti që ka.  Pritshmëritë e qytetarëve janë të mëdha lidhur me çështjen e inceneratorëve. Ajo që kërkon opozita dhe opinioni publik në tërësi është që kësaj afere ti shkohet  deri në fund. Janë të përfshira të gjitha institucionet e republikës. Nuk mund të goditen vetëm të dobëtit dhe të shpëtojnë ato që kanë hedhur firmat. Çdo denoncim i joni është inkurajim ndaj SPAK.