“Të jepet llogari për milionat e shpenzuara për mbrojtjen”, Salianji: Përgjegjësit para drejtësisë

Deputeti i PD Ervin Salianji tha se duhet të kërkojmë llogari për miliona eurot e shpenzuara për mbrojtjen.

Gjatë  një interviste për RTV ORA me gazetaren Besmira Pelushaj a tha se cilido që i ka shpenzuar paratë për mbrojtje duhet të mbajë përgjegjësi.

Ervin Salianji: Unë kam kërkuar të jetë kryeministri në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, se ky është një sulm që i bëhet shtetit. Duke dënuar sulmin e Iranit dhe falenderuar partnerët tanë duhet të kërkojmë llogari për miliona eurot e shpenzuara për mbrojtjen. Të dhënat personale mbrohen me ligj, por në Shqipëri u përdorën nga patronazhistët.  Ne duhet të kërkojmë të gjejmë cili është përgjegjësi. Duhet të mbajë përgjegjësi cilido që i ka shpenzuar ato para. Nëse Microsoft thotë se sulmi ka nisur që më 2021 duhet të çohen përgjegjësit para drejtësisë që të mos ndodhë më. Nuk ka një informim të qeverisë për kuvendin e Republikës. Komisioni i Sigurisë nuk ka informacion se çfarë ka ndodhur realisht. Javën tjetër drejtuesit e institucioneve do të jenë për të dhënë llogari para Komisionit të Sigurisë.

Më datë 15 korrik dhe me datë 9 gusht Shqipëria ishte pre e sulmit kibernetik. Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për të dilin kryeministri Rama deklaroi se është përgjegjës për sulmet e ndodhura.