Dëmet nga renia e TIMS-it, Mesiti: Mund të kenë hyrë dhe dalë kriminelë

Ndërprerja e përkohshme e sistemit TIMS mund të jetë përdorur nga persona të kërkuar ose kebërës për të kaluar kontrollet kufitare në hyrje-daljet kufitare të Shqipërisë. Ish shefi i krimeve të rënda në Plicinë e Shtetit, Ndricim Mesiti thotë se mungesa e sistemit mund të këtë ndihmuar persona me precedent që të largohen apo te futën në vëndin tonë.

Sulmi ndaj sistemit TIMS nxori jashtë funksionit rrjetin e policisë kufitare për rreth 48 orë në datat 10-11 shtator 2022 ndërsa ekspertët paralajmërojnë se ky interval kohor mund të jetë shfrytëzuar nga keqbërësit.

Ndriçim Mesiti, ish shef I krimeve të rënda në policinë e shtetit thotë se të dhënat e sistemit TIMS janë sensitive pasi aty janë të regjstruar cdo lëvijze apo hetim që ka të bëjë me personat e dënuar apo të dyshuar për krime.

Ndriçim Mesiti: si ngjarje ndikon në veprimtarinë e shtetit pasi  çakordon veprimtarinë normale të policisë në pikat kufitare. Krimineli do që të mbrohet dhe gjen mënyrën e tij se sit ë veprojë.

Ai tregon se ky sulm ndaj këtij sistemi majft të klasifikuar u ka thënë mundësi personave që të hynë apo të dalin nga Shqipëri pa filtrin e zakonshëm, e ndërsa shton së edhe nxjerrja e informacioneve në publikun do ishte në disvafor të policisë dhe veçanërisht sektorit kriminal.

Ndriçim Mesiti: Ç do lloj krimineli është i regjistruar edhe vendi ku vepron e si vepron, dhe vendet që frekuenton.

Në disa prej pikave kufitarë sistemi TIMS nuk pononi për rreth 24 deri në 48 orë. Nisur edhe nga kjo situatë oficerët kanë vepruar manualisht duke shënyar hyrje-daljet në një regjistër por nuk kanë pasur mundësi për verifikimin e personve me precedent penal. Sistemi TIMS u rikthye në pikat kufitare ndërkohë që po punohet për ta rivendosur në funksionim edhe në komisariate.