Nga bisturia te penelet
Mjekja kirurge Lida Shosha përpos përkushtimit ndaj profesionit si mjeke një kohë të veçantë i ka kushtuar dhe pikturës.
Në “Jeto me Orën” ajo tregoi se si nisi pasioni i saj për të pikturuar dhe për ekspozitën që hapi.
Lida Shosha: Mora një telajo e provova bëra disa trëndafila dhe ja dhurova nënës. Sot janë mbi 100 piktura. Unë i dashuroj ngjyrat. Jam e magjepsur pas ngjyrave. Ka dy tre vjet që diskutoja të hapj ekspozitën. Duke parë që pandemia filloi të mos shuhej vendosa që ekspozitën ta realizoja. Kishte aq shumë njerëz, miq, pacient dhe të afërm, njerëz të njohur dhe të panjohur mbushën galerinë plot. Tematika e parë ishte gruaja.
Ajo tregon se kalon orë të tëra në telajo ditët kur ka pushim.
Lida Shosha: Mbi telajo mund të kaloj minuta por dhe orë të tëra. Në fundjave që kam dhe dit pushim unë jam e zhytur brenda dhe nëse filloj diçka dua të nxjerr thelbin. Një ditë më thotë kryeinfermierja ’një pacient ka kërkuar të kthehet dhe një herë të shohë pikturën e vendosur në mur teksa po shkonte për në operacion’. Kemi nevojë dhe për pak energji shpirtërore ti bëjmë njerëzit të ndihen mirë.

