Përmet, turistja gjermane rrëzohet dhe ngec në kanion, shpëtohet nga policia
Policia e Përmetit i ka ardhur në ndihmë disa turistëve gjermanë që kishin ngecur në zonën e quajtur "Kanioni i Langaricës".
Turistët kanë njoftuar policinë pasi duke eksploruar me këmbë zonën e quajtur "Kanioni i Langaricës", në Përmet, ishte rrëzuar dhe për pasojë ishte dëmtuar në këmbë.
Fatmirësisht, policia së bashku me Urgjencën, e kanë nxjerrë nga kanioni dhe më pas e kanë transportuar për në spitalin e Përmetit, shtetasen gjermane.
“Më datë 13.09.2022, rreth orës 11:00, në sallën operative Përmet ka ardhur një telefonatë se një turiste gjermane, duke eksploruar me këmbë zonën e quajtur "Kanioni i Langaricës", në Përmet, ishte rrëzuar dhe për pasojë ishte dëmtuar në këmbë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet janë nisur në drejtim të zonës ku ndodhej turistja gjermane. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimin e Urgjencës Përmet, kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistes, në Kanionin e Langaricës.” – njofton policia.
