“Fierzës i del bari” Thahet liqeni i Vërmicës në Kosovë, bien prurjet në hidrocentral

Lopët kullosin aty ku zakonisht duhet të notojnë peshqit, tregojnë pamjet që vijnë nga liqeni i Vërmicës, në territorin e Kosovës, pjesë e Liqenit të Fierzës që ka kapacitet të mbajë mbi 3 miliardë metër kub ujë.

Sëfundmi është tharë plotësisht për shkak të mungesës së reshjeve dhe rënies prurjeve anësore.

Është kthyer në kullotë për bagëtitë.

Në sipërfaqe kanë dalë gurët e rrugës së vjetër të kufirit mes Shqipërisë e Kosovës dhe Objekti i doganës, që po ashtu duhet të ishin të mbuluara nga uji.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Liqeni i Fierzës është në kuota të ulta edhe në pjesën shqiptare.

Mungesa e reshjeve dhe prodhimi i energjisë në HEC-in e Fierzës e kanë çuar nivelin në 267.12 metër, nga 296 metra që është kuota maksimale.

Prurje natyrore përllogariten 100 m3/s.

HEC Koman sipas të dhënave është në kuotën 172.61 m, nga 175.5 metra që është maksimumi.

Ndërsa HEC Vau i Dejës është në kuotën 74.38 m

Rezerva Energjetike përllogaritet në 431 GWh, GIGA VAT ORE ndërsa prodhimi ditor: 7,220 MWh.