PD nuk i ndahet incineratorëve, Malltezi akuza qeverisë: Miliona euro për sekserët e Edi Ramës

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot me pyetjet e përditshme për incineratorët.

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi, tregoi sot për publikun dokumente të transfertave bankare nga kompania e inceneratorëve, Integrated Energy, drejt një kompanie bullgare në pronësi të sekserëve me të cilët sipas tij ndan paratë Edi Rama.

Malltezi tha se miliona euro janë shuma të majme dhe të padëgjuara, edhe per kompanite më prestigjioze të botës, por arsyeja kuptohet: nuk janë për ekspertizën, por për ‘perizën mediatike’, dmth që hajdutëria e inceneratorëve të mos shfaqet në ekranet e drejtorëve-sekserë që marrin lekë me thes nga Rama.

Jamarbër Malltezi: Pyetjet sot i vazhdojmë për SPAK-un, që ka mbetur si sopatë pa bisht, që nuk i duhet gjë kërkujt, veç Edi Ramës dhe dishepujve të tij në sektin e hajdutërisë:

1. Çfarë ekspertize ofrojnë tre sekserët e Edi Rames: Mertiri, Zoto dhe Blushi?

2. Për çfare ka faturuar mbi 1 milion euro, kjo guacka në Bullgari, kompaninë e inceneratorit të Tiranës që po grabit miliona euro të tjera, por incenerator nuk ka?

3. Koka është në burg për fatura fiktive prej 9 muajsh. Pse ky standard i dyfishtë?

4. Po faturat mbi 1 milion euroshe të 3 sekserëve të Edi Ramës, a janë reale apo fiktive?

5. A janë Rama-Agaci-Ahmetaj-Veliaj përmbi ligjin, që SPAK nuk guxon të veprojë ndaj tyre, edhe kur:

a- kryhet procedurë anti-ligjorë në kundërshtim me shkresën e APP;

b- tallen me kinse 9 procedura brenda ditës;

c- shkelin strategji dhe ligje për të grabitur miliona euro pa tender dhe pa specifikime teknike;

d- çojnë paratë në guacka për të ryshfetuar  zyrtarë dhe media;

e- marrin 29 euro/ton, ndonëse nuk ekziston inceneratori?

Koka e Lefterit nuk është koka e haram-defterit! Koka është Rama-Ahmetaj-Agaci-Veliaj dhe sekseret e tyre janë Mertiri-Zoto-Gugallja-Blushi.