Aksioni për ndërtimet pa leje zgjati vetëm dy ditë, Qeveria publikon 'amnistinë' e ndërtuesve

Në Fletoren Zyrtare hyn në fuqi vendimi për sekuestrimin e kateve shtesë në pallate, ku ndërtuesit duhet t'ia kalojë shtetit sipërfaqen kundrejt vlerës 1 euro. Pavarësisht këtij vendimi duket se qeveria ka mbetur në heshtje, duke mos zbuluar me objekte të tjera, madje edhe duke mos bërë denoncime në prokurori.

Aksioni për të zbuluar, denoncuar dhe sekuestruar shtesat jashtë lejes në pallate apo për ndërtesat shumëkatëshe të ndërtuara pa asnjë dokument ka zgjatur vetëm dy ditë.

Tashmë nisma e bujshme është përfshirë nga heshtja edhe pse Kryeministri deklaroi se shkeljet janë para godinës së bashkisë së kryeqytetit.

I vetmi ndryshim në këto ditë është fakti se vendimi i qeverisë është publikuar në Fletoren Zyrtare në të cilën saktësohen procedurat.

Sipas këtij dokumentit një nga variantet do të jetë që shkelësit do t'ia kalojnë sipërfaqen e ndërtuar në mënyrë të paligjshme shtetit kundër një kontrate me premtim shitje vetëm një euro.

Madje subjektit do ti ngarkohet për të paguar dhe shpenzimet noteriale.

Më tej vendimi saktëson se ndërtuesit do ti jepet edhe e drejta për ta blerë sipërfaqen e ndërtuar pa leje por për  një  vlerë  jo  më  të  vogël  se çmimi i tregut.

Nëse këto dy kushte nuk pranohen atëherë nis dhe ndjekja penale. Në fakt ku vendim shkon në shkelje të ligjit, më konkretisht nenit 199 të kodir penal, i cili parashikon dënim me burgim për rastet e ndërtimeve pa leje.

Po ashtu deri më tani nga Ministria e Infrastrukturës nuk ka asnjë nismë për ndjekjen penale për ndërtuesit e pallateve shumëkatëshe dhe as marrjen në pronësi të kateve shtesë.