PS nuk do ndryshimin e hartës territoriale, Alibeaj: Maxhoranca do të fitojë zgjedhjet në tavolinë

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar ditën e sotme se nuk do të ndryshojnë hartën territoriale.

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit e ka konsideruar deklaratën e Ballës si politikisht të papërgjegjshme.

Sipas tij përmes mosndryshimit të reformës maxhoranca do të fitojë zgjedhjet në tavolinë.

Enkelejd Alibeaj: Si mund të thuhet se nuk do të ketë asnjë ndryshim. Deklarata e Ballës është politikisht e papërgjegjshme. Thelbi i reformës territoriale është decentralizimi. Me kërkesën për të ngrit në nivel më të lartë demokracinë lokale. Janë kaq shumë defekte që e bëjnë të nevojshme një reformë territoriale por mbi të gjitha të kompetencave. Me reformën e kaluar thjesht ishte synimi për të fituar zgjedhjet në tavolinë. Edhe tani maxhoranxa do të fitojë zgjedhjet në tavolinë. Është rast për t’ju bërë thirrje deputetëve të PD pa dallim për ridimensionim të reformës territoriale.

Alibeaj u shpreh se nuk duhet të përdoret forca e kartonit aq më pak kur  është e vjedhur kur bëhet fjalë për reformat të mëdha.

Enkelejd Alibeaj: Nuk duhet të përdoret forca e kartonit aq më pak kur është e vjedhur. Kjo qeveri nuk bën asgjë për tu ndodhur pranë shqiptarëve. Nevoja për Komisionin e Reformës Territoriale vjen si një nevojë e plublikut shqiptar. PD-ja ka premtuar që do ta çojë deri në fund. Reformat e mëdhaja bëhet me konsensus.